Haxhiu: Kurti do t’i prijë listës së VV-së në zgjedhje

 

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një intervistë për RTV21 ka thënë se Albin Kurti do t’i prijë listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Përveç se do të jetë kandidat për kryeministër edhe do t’i prijë listës së  Lëvizjes Vetëvendosje dhe për këtë nuk ka asnjë pengesë as ligjore e as kushtetuese”, ka thënë Haxhiu.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani mbrëmë ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme më 14 shkurt.

Ndryshe, sot, në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se fushata zgjedhore fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt 2021./21Media

Back to top button