​85 të infektuar me koronavirus në Spitalin e Pejës

 

85 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. “Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 54 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 171 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./21Media

85 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Thursday, 18 March 2021

Back to top button