Abazi: Kosova ka mungesë serioze të strategjisë afatgjate të energjisë

​Abazi: Fjalimi i Ramës në KiE ka dëmtuar seriozisht avancimet integruese të Kosovës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi po konsideron se fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt dhe qëndrimet e tij për “Ballkanin e Hapur” e kanë dëmtuar Kosovën.
Abazi, në një konferencë për medie, ka hedhur dyshimet se kryeministri Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkanit i cili po mbahet gjallë nga strukturat ekonomike e financiare, që sipas tij, janë edhe kriminale.
Ai theksoi se “Ballkani i Hapur” ka rënë në një vdekje klinike, ndërsa e konsideron lajm fantastik riaktivizimin e Procesit të Berlinit.
“Pse ekziston një qasje e tillë e Ramës dhe Vuçiqit janë tri arsye të rëndësishme që duhet t’i diskutojmë. E para mund të themi që kryeministri Rama mund të mos e njoh se në kush në fakt është Vuçiqi, dhe nga naiviteti politik vazhdon që ta bëjë prioritet marrëdhënien me Vuçiqin kundrejt mbështetjes së Kosovës, dyshoj shumë se ky është në fakt skenari në të cilin jemi, po më shumë besoj që kryeministri Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkanit i cili po mbahet gjallë nga strukturat ekonomik e financiare të cilat kanë përfituar nga ekonomia e luftës dhe mandej kapitalin e njëjtë e kanë përdorur për privatizimin e asteve publike dhe shtetërore të Ballkanit Perëndimor dhe ky rrjet ekonomik-politik e në raste edhe kriminal vazhdon të sfidojë ndryshimin përmbajtjesor demokratik në rajon. Binomi Rama-Vuçiq janë në kundërshtim me idenë e një Ballkani të barabartë, një Ballkani ku Kosova merr pjesë e barabartë sepse Kosova ka thyer barrierat të cilat i ka pasur përpara gjatë procesit të tranzicionit”, tha Abazi.
Abazi: Kosova ka mungesë serioze të strategjisë afatgjate të energjisë
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, tha se Kosova ka mungesë serioze të strategjisë afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë.
“Dua të tërheq vëmendjen në pjesë të rëndësishme të raportit në lidhje me sektorin e energjisë, që në fakt janë në përputhje me deklarimet dhe kërkesat e mia që kam bërë. Raporti thotë qartë në shtyllën e katërt që është bërë progres i limituar në sektorin e energjisë, por Kosova ka mungesë serioze të strategjisë afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë”, tha Abazi në konferencë për media.
Sipas tij bojlerët nuk do të duhej të ngroheshin më me rrymë.
“Vetëm ndryshimi i bojlerëve që janë me rrymë në shtëpitë dhe banesat kolektive në Prishtinë nga ngrohja me rrymë në ngrohje me kogjenerim, do të zvogëlonte për 30 deri në 40 përqind kërkesën për energji elektrike dhe kjo mund të bëhet shumë lehtë”, tha Abazi./21Media

Back to top button