​Abdixhiku konfirmon: Anton Quni kandidat për kryetar të Prizrenit

 
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar Anton Qunin si kandidat për kryetar të Prizrenit.
Abdixhiku ka thënë se Anton Quni do t’i japë Prizrenit gjithçka që një qytet kaq i bukur meriton.

“Jam i bindur që, siç i është qasur secilit ballafaqim për një jetë të tërë, do t’i jep dhe Prizrenit gjithçka që një qytet kaq i bukur meriton. Lidhja jonë i ka dyert e hapura për secilin që ndjekë vizionin tonë. Nderojmë të shkuarën, ndërtojmë të ardhmen. Po dëgjojmë, po hapemi, po rikthehemi”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku në Facebook./21Media

Back to top button