Borrell thotë se mezi pret të punojë me Qeverinë e re serbe

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka uruar Qeverinë e Re të Serbisë duke thënë se mezi pret të punojë me këtë qeveri.

Megjithatë ai  shtoi se veprimi në përputhje me vlerat dhe politikat e bllokut janë thelbësore për rrugën drejt anëtarësimit në bllok.

“Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviq. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriq dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borrell në rrjetin social X të premten.

Sipas tij  “rreshtimi përkrah dhe veprimi në përputhje me vlerat e BE-së dhe politikat e jashtme dhe të sigurisë, janë shenja thelbësore të orientimit strategjik”.

Kuvendi i Serbisë më 2 maj, zgjodhi Qeverinë e re, të kryesuar nga Millosh Vuçeviq./21Media

Show More
Back to top button