Një grua godet me veturë policin në Prishtnë pasi e kishte ndalur për kundërvajtje

Një zyrtar policor është lënduar derisa ishte në detyrë, pasi që është goditur me veturë nga një grua e cila ishte ndalur për kundërvajtje.

Lajmi për portalin rtv21.tv është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se e dyshuara pasi ka goditur me automjet policin është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button