​Abdixhiku kujton të rënët e betejës së Loxhës

 

Në 23 vjetorin e betejës së lavdishme të Loxhës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përkujtoi të rënët e kësaj beteje.
Abdixhiku tha se gjaku i derdhur për liri në Loxhën heroike është amanet për të gjallët, që të mos e harrohet e kaluarën e përgjakur dhe të punohet në forcimin e idealit të të rënëve për liri.
“Beteja e 6 korrikut 1998 në fshatin Loxhë të Pejës është një ndër momentet kulminante të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila rezultoi me fitore dhe zmbrapsjen e forcave serbe. Sot, bëhen 23 vjet nga beteja lavdishme e Loxhës, e komanduar nga strategu dhe komandanti, Tahir Zemaj. Luftëra pa gjak dhe dhimbje nuk ka, andaj në betejën e Loxhës ranë për të mos vdekur kurrë, dëshmorët e kombit: Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj. Gjaku i derdhur për liri, në Loxhën heroike është amanet për ne të gjallët që të mos e harrojmë të kaluarën tonë të përgjakur dhe të punojmë fort në forcimin e idealit të të rënëve për liri. Lavdi të rënëve në betejën e Loxhës!”, thuhet në njoftimin e LDK-së./21Media

Back to top button