Rritet çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot.

Sipas vendimit, çmimi i naftës (dizelit) është rritur për 1 cent, duke arritur në 1.68 euro për litër, ndërsa një ditë më parë ishte 1.66 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 1.47 euro për litër, ndërsa gazi vazhdon të shitet me 0.85 euro për litër.

Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 09:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes në vend.

Back to top button