Kaloni te përmbajtja kryesore

​Abdixhiku: Kurban Bajrami na mëson për solidaritet

Për nder të festës së Kurban Bajramit, në Bashkësinë Islame të Kosovës sot ka qëndruar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se kjo festë na mëson për solidaritet, bashkëpunim dhe dhembshuri ndaj atyre që kanë nevojë.
“Është një festë që na mëson për solidaritet, bashkëpunim dhe dhembshuri të atyre që janë në nevojë dhe duke mirëkuptuar natyrisht gjendjen e tanishme të pandemisë dhe mungesës së besimtarëve për të ushtruar ritet fetare shpresojmë që një gjendje e tillë të përfundojë sa më parë dhe t’i kthehemi normalitetit sa më shpejt”, ka thënë Abdixhiku.
Që nga mëngjesi Bashkësinë Islame të Kosovës e kanë vizituar krerët e subjekteve politike dhe fetare në Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button