​Abdixhiku: Në këtë festë mësojmë për solidaritetin e sakrificën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Abdixhiku ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam për këtë festë që vjen pas agjërimit njëmujor dhe sakrificës njerëzore ndaj Krijuesit.
“Në këtë festë ne mësojmë shumë; mësojmë për vlerat njerëzore, atë të solidaritetit dhe sakrificës, si dy vlera jetike për çdo njeri e për shoqërinë tonë, për politikën tonë pa përjashtim. Lutemi që të njëjtat të vazhdojnë përtej festës së sotme, përtej muajit të Ramazanit, sepse kështu e mbajmë shoqërinë tonë drejt begatisë e prosperitetit të përgjithshëm”, ka thënë Abdixhiku./21Media

Back to top button