​Agjenda e vizitës së Ursula Von der Leyen në Shqipëri

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, do të qëndrojë nesër për vizitë në Tiranë.
Ndërkohë është zbardhur edhe agjenda e takimeve që ajo do të ketë gjatë ditës.
Ora 08:50 – Ceremonia e mirëseardhjes për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen (Pallati i Brigadave)
Ora 09:00 – Takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama
Ora 10:50 – Ceremonia e inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça” Qerekë
Ora 11:15 – Konferenca e përbashkët për shtyp mes kryeministrit dhe presidentes së Komisionit Evropian
Pas vizitës në Shqipëri, Ursula Von der Leyen do të qëndrojë për vizitë edhe në Kosovë.

Back to top button