Kojshikja i reagon Matoshit: Frikësohemi nga qeni, por JO nga Adriana

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi dje ka informuar publikisht se ka probleme me një kojshike, shkaku i qenit që mban, ndërsa sot, ka reaguar kojshikja e saj.
Matoshi ka theksuar se e ka një qen në shtëpi që të gjithë e duan, përveç një gruaje, e cila e kishte sulmuar qenin dhe i kishte thënë vajzës së aktores që “kom me ta PRE qenin”. Ndërkaq, Policia ka trokitur në derën e deputetes, për ta trajtuar rastin.
“Njerzit kane mendu qe naj Pit Bull a naj qen i rrezikshem, kur e pane qenin tone ja nisen me lujt me te edhe na tregun qe per te jon ardhe!!!
Tash a m’tregoni mu a ma i rrezikshem qeni a njeri qe kercenon me pre e me gjujt papuqe ni qen te vockel qe sa ka nise me shiju jeten e me i bo te lumtun krejt per rreth vetes, plus me e bo me vaj e me merzite qiken 9 vjeçe me asi fjale te tmerrshme ? Mentaliteti jone le per te deshiruar e edhe ma shume qasja ndaj njerezve femijeve e gjithashtu dhe kafsheve.”, ka shkruar aktorja.
Ndërsa, fqinja e saj, Albulenë Osmani ka deklaruar se e ka paralajmëruar disa herë nënën e aktores se qeni i saj po ia frikëson fëmijët, të cilët janë të moshës 5 dhe 10 vjeç, por siç ka theksuar ajo, nëna e aktores s’ka ndërmarrë asgjë dhe e ka injoruar me “ky është një bebe”!, shkruan rtv21.tv
“Nëna e Adriana Matoshit me ka thënë: Ti qenke e pa edukat që nuk e do një bebe! Disa her unë kam reaguar sepse qeni kryen edhe nevojat e ti në koridorin e banesës që është kolektive. Nuk është e vërtet që e kam kërcënuar vajzën e saj, sepse nuk jamë njëri i till. Adriana ka të drejt ta doj qenin e saj por jo të më detyroj mua dhe fëmijet e mi ta duam. Jam detyruar ta lajmroj edhe policin por ata nuk kanë dal në vend të ngjarjes. Dje prap kam thirr në polici dhe më tha Policja ani se skoka ba nami Ok ok hajt tash!!Kjo ka qen përgjigjëja e saj.”, ka bërë të ditur tutje Osmani.
Ajo ka shtuar se frikësohen nga qeni, por jo nga Adriana. “Unë dhe fëmijët e mi frigohemi nga qeni por Jo nga Adriana.”, ka deklaruar tutje qytetarja./21Media

Back to top button