​Ambasada Amerikane për helmimin në Deçan: Injoroni thashethemet, prisni faktet

 
Ambasada Amerikane në Kosovë ka reaguar ka reaguar pas helmimit të mbi 1 mijë qytetarëve në Deçan.
Në reagim thuhet se “megjithëse do të kryhen më shumë teste, Ministria e Shëndetësisë beson se bakteret janë shkaku i mundshëm i simptomave”.
“Mendimet tona janë me ata që vuajnë nga urgjenca shëndetësore në Deçan. Megjithëse do të kryhen më shumë teste, Ministria e Shëndetësisë beson se bakteret janë shkaku i mundshëm i simptomave. Gazetarët, qytetarët injoroni thashethemet. Prisni për fakte”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se ka gjetur baktere në ujin që përdoret në fshatrat e Deçanit, të cilat mund të japin indikacion për kontaminimin e ujit të pijshëm./21Media

Back to top button