​Ambasada e SHBA-ve dhuron pajisje për kontrollin e mallrave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhuron pajisje në vlerë  prej 1 milion  e 100 mijë dollarë

Sot mbahet ceremonia e dhënies së donacionit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, ministri i Financave, Bedri Hamza, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë së Ndërlidhur Kufitare të SHBA-ve (EXBS) dhe Departamenti i Energjisë (DOE) do të dhurojnë pajisje në vlerë  prej 1 milion  e 100 mijë dollarë  për Ministrinë e Punëve të Brendshme – Policinë Kufitare dhe Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, Ministrinë e Financave – Doganat, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë – Departamentin për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike dhe Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.

Ceremonia mbahet në Ministrinë e Punëve të Brendshme në ora 11:15.

Back to top button