​Ambasadorët e Qunitit marrin pjesë në takimin për dialog

LDK dhe LVV ende pa qëndrim zyrtar

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka ftuar në takim Ekipin Negociator, presidentin, kryeministrin, përfaqësuesit e LDK-së, LVV-së edhe ambasadorët e Qunitit.

“Të ftuar: Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

LDK dhe LVV nuk kanë marr pjesë në takimin e sotëm, ku morën pjesë Presidenti, Kryeparlamentari, Kryeministri dhe përfaqësuesit e Grupit Negociator.

Nuk dihet nëse dy partitë opozitare do të ndryshojnë qëndrimin deri nesër për pjesëmarrje, për shkak të ambasadorëve të Qunitit, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim./kp

Back to top button