Kaloni te përmbajtja kryesore

Fëmija gjendet i gjallë brenda ortekut

Fëmija u gjet i vetëdijshëm rreth 40 minuta më vonë nga një qen i forcave të ndihmës së shpejtë

Një fëmijë u gjet sot i gjallë pasi kishte kaluar plot 40 minuta i bllokuar poshtë një orteku, i cili e mori përpara ndërsa po bënte ski në një zonë jashtë pistës së stacionit të skive në Savojë, në Alpet franceze, njoftuan forcat e shpëtimit.

Fëmija i moshës 12 vjeç, djaloshi sapo ishte larguar nga një pistë e përcaktuar e qendrës së skive në La Plagne, ishte i shoqëruar nga prindërit kur rreth orës 14:00 një masiv bore e mori përpara.

Fëmija u gjet i vetëdijshëm rreth 40 minuta më vonë nga një qen i forcave të ndihmës së shpejtë, i cili ndërhyri menjëherë për t’i ardhur në ndihmë forcave të shpëtimit të qendrës së skive, që mbërritën në vendngjarje pas aksidentit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button