Miftaraj numëron dështimet e Kosovës gjatë vitit 2018

Sot në emisionin “Click” në RTV 21 u fol për ngjarjet të cilat e karakterizuan vitin 2018

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi përmendi pesë zhvillimet në politike të cilat ai i konsideroi si “suksese të jashtëzakonshme të elitës politike në Kosovë” që sipas tij janë të dëmshme për Kosovën.

Si zhvillim të parë Miftaraj e përmendi rritjen e pagave të kabinetit qeveritar duke përfshirë dhe zyrtarët e sistemit të drejtësisë. Zhvillimi i dytë sipas Miftarajt është rehabilitimi i militantëve politik përmes 80 zëvendësministrave dhe 21 ministrave. Dështim të tretë Miftaraj e cilësoi mosliberalizmin e vizave, përcjell rtv21.tv.

Pikë tjetër sipas Miftarajt është kapja e sistemit të drejtësisë. Ai tha se pavarësisht se në bazë të gjeturave të Institutit të Kosovës për Drejtësi për tre vjet janë 67 zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion, asnjëri prej tyre deri më tani nuk është arrestuar. Ndërsa si pikë të fundit apo të pestën Ehat Miftaraj e përmendi atë që sipas tij ligjshmëria është kthyer në një anarki.

“Sot viti 2018 do të mbahet mend po ashtu se një gjykatë politike siç është Gjykata Kushtetuese në vend që të ushtrojë misionin e saj kushtetues dhe të zbatojë ligjshmerinë, kushtetueshmerinë e akteve që nxjerrin nga qeveria nga institucionet tjera, e njëjta është siguruar që vendimi për paga nga Qeveria e Kosovës ta legjitimojë në mënyrë që ata vet të përfitojnë nga ngritja e pagave”, tha Miftaraj./21Media

Back to top button