​Argjentina-Brazili, finalja e Kupës së Amerikës

 
Përveç Kampionatit Evropian, ku sot do të mësohet finalja e Euro 2020, në një garë tjetër si ajo e Kupës së Amerikës veçse janë konfirmuar dy kombëtaret finaliste.
Mbrëmë u zhvillua gjysmëfinalja e dytë e këtij kompeticioni, ku Argjentina e mposhti Kolumbinë në penallti, pasi që në kohën e rregullt u ndanë me barazim 1:1.
Në anën tjetër, Brazili e eliminoi me rezultat minimal 1:0 Perunë, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mesfushori i Lyon Lucas Paqueta.
Në rrugëtimin e tyre deri në finale, Argjentina në çerekfinale e mposhti Ekuadorin me rezultat 3:0, kurse Brazili me rezultat 1:0 e eliminoi Kilin. Në fazën e gjysmëfinales, Argjentina e eliminoi Kolumbinë përmes penalltive, kurse Brazili e mposhti Perunë me rezultat minimal 1:0.
Pasi që finalja është konfirmuar, ndeshja për vend të tretë do të jetë mes Kolumbisë dhe Perusë.
Finalja e Kupës së Amerikës:
11 korrik, 02:00 Argjentina – Brazili (Stadiumi Maracana-Rio de Janeiro)
Ndeshja për vend të tretë
10 korrik, 02:00 Kolumbia – Peru (Stadiumi Nacional de Brasilia-Brazili ).

Back to top button