Gjenerali Clark i impresionuar me demokracinë në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka pritur sot në takim gjeneralin Wesley Clark, të cilin e ka informuar me të arriturat e dikasterit që ai drejton dhe FSK-së.
Mehaj ka thënë se do ta emërojë shkollën e oficerëve me emrin “Qendra e studimeve universitare Wesley Clark”.
“Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për gjeneralin”, është shprehur ministri.
Nga ana e tij, gjenerali amerikan ka thënë se ndjehet shumë i nderuar për vizitën në Kosovë dhe mikpritjen e ngrohtë që i është bërë.
Tutje, ai ka theksuar se është i impresionuar me demokracinë gjatë këtyre viteve në Kosovë./21Media