​Arrestohet një person për ryshfet

 
Një person është arrestuar nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.
I arrestuari dyshohet se ka kërkuar 550 euro në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – përkatësisht NJRHKEK Gjakovë pas pranimit të informacionit nga një ankues se i janë kërkuar para në vlerë prej 550 € në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer,  në koordinim  me Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake kanë ndërmarr veprimet hetimore të nevojshme per sigurimin e provave që vertetojnë se i dyshuari R.Z. (1961),  ka konsumuar elementet e veprës penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” neni 309 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është arrestuar, intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti mbetet nën hetime./21Media

Back to top button