As Liverpooli nuk i bën ballë Arsenalit
Arsenali ka marrë tre pikë të mëdha në xhiron e nëntë të Premier Ligës duke e mposhtur Liverpoolin në derbi me rezultat 3-2 në stadiumin “Emirates”.
Në pjesën e parë u realizuan tre gola me Arsenalin që kaloi në epërsi pas vetëm 60 sekondave me golin e Martinellit.
Liverpooli riktheu baraspeshën në minutën e 34′ përmes Nunez, por në sekondat e fundit para se të mbyllej pjesa e parë, Saka e riktheu Arsenalin në epërsi duke shënuar për 2-1.
Edhe në pjesën e dytë u zhvillua lojë e hapur me shumë raste nga të dy anët. Mysafirët barazuan gjithçka me Firimon që shënoi për 2-2 në minutën e 53-të, por për fitoren e madhe të Arsenalit u përkujdes Bakay Saka me golin e realizuar në minutën e 76′ nga penalltia të cilën e fitoi braziliani Gabriel Jesus.
Pas kësaj fitoreje, “Topçinjt” rikthehen në vendin e parë me 24 pikë, kurse Liverpooli është në vendin e 10 me 10 pikë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?