Kaloni te përmbajtja kryesore

​Autobusi në Tiranë përfundon në lumë, lëndohen dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme ku një urban i linjës së “Unazës” ka përfunduar në lumin e Lanës dhe si pasojë janë lënduar dy persona.
Raportohet se autobusi fillimisht është përplasur me një makinë e më pas ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke përfunduar në Lanë.
Ngjarja ka ndodhur përballë pallateve “Agimi”. Pasagjerët janë lënduar lehtë, pa plagë të rënda, ndërsa policia është në vendngjarjes.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button