Kombëtarja U16 do të marrë pjesë në turneun zhvillimor të UEFA-s

Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e femrave në fillim të muajit maj do të udhëtojë për në Durrës. Atje do të mbahet turneu zhvillimor i UEFA-s ku do të marrin pjesë katër shtete; Shqipëria , Maqedonia e Veriut, Kazakistani dhe Kosova.
Dardanet e reja të udhëhequra nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi në kuadër të “UEFA Development Tournament WU16”, ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër Kazakistanit më 3 maj, pas dy ditësh do të luajnë ndaj Shqipërisë dhe ciklin e këtij turneu e përmbyllin me Maqedoninë e Veriut më 8 qershor.
Përzgjedhësi Munishi ka thënë se janë gati dhe e mirëpresin këtë turne, i cili ju shërben që të parapërgatiten për kualifikimet e tetorit në Kampionatin Evropian 2022 me gjeneratën U17.
Munishi tutje ka thksuar se ekipi i Kosovës përbëhet nga futbollistet e kampionatit vendor të gjeneratës 2006, teksa është shprehur optimist për rezultate pozitive./21Media

Back to top button