​Avancohet Shërbimi Korrektues i Kosovës

 

Nën udhëheqjen e Shërbimi Korrektues të Kosovës dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, sot ka vazhduar takimin e radhës Grupi Punuese për Hartimin e Projektligjit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ky aktivitet është në funksion të plotë për përmbushjen e obligimeve, të cilat dalin nga plani i punës së Qeverisë së Kosovës për 2020-21 dhe Programi Legjislativ për vitin 2020.

Grupi punues është duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, ku në përmbajtje është gjithëpërfshirës, me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Korrektues të Kosovës, Avokati i Popullit, Shoqata e Gruas së SHKK-së, Sindikata e SHKK-së.

Pjesëmarrës janë edhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare, si: ICITAP, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar , OSBE dhe EULEX, e të cilat monitorojnë dhe mbështesin punën e SHKK-së.

Me këtë projektligj synohet avancimi dhe zhvillimi i Shërbimit Korrektues të Republikës së Kosovës, si një mekanizëm i rëndësishëm në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Rregullimi i fushë-veprimtarisë, kompetencave, organizimit të brendshëm, është reformë dhe avancim i lartë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, dhe njëkohësisht në funksion të krijimit të kushteve për trajtimin e të burgosurve sipas standardeve ndërkombëtarë.

Përmes këtij rregullimi ligjor, synohet të ketë efekt edhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, e veçanërisht në SHKK-në si njëri ndër institucionet me rendësi vitale për korrektimin dhe risocializimin e të burgosurve.

Back to top button