​Pesë të shëruar dhe një rast i ri me COVID-19 në Malishevë

 

Në Malishevë sot janë shëruar pesë persona nga covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri.

Përmes një komunikate të dërguar për media bëhet e ditur se, rasti i sotëm i regjistruar me covid-19, është nga fshati Lladrovc.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 182 persona të prekur me covid-19, 138 janë shëruar, 31 raste janë ende aktive, ndërsa 13 persona kanë ndërruar jetë./21Media

Back to top button