​Belotti nënshkruan kontratë me Romën si lojtar i lirë

Andrea Belotti ka nënshkruar për Romën në një marrëveshje njëvjeçare si lojtar i lirë, njoftoi klubi i Serie A.
Në një deklaratë, Roma ka thënë se sulmuesi italian kishte nënshkruar një kontratë fillestare njëvjeçare që zgjat deri më 30 qershor 2023.
“Si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme ekziston edhe opsioni për një zgjatje shtesë dyvjeçare, bazuar në disa kritere të lidhura me performancën”, ka shtuar Roma.
Belotti kishte mbetur pa klub pasi i dha fund një periudhe shtatëvjeçare në Torino, ku shënoi 100 gola në Serie A, në fund të sezonit të kaluar.
Ai vjen pas lëvizjes së sulmuesit ganez Felix Afena-Gyan te Cremonese dhe do të mbështesë qendërsulmuesin e Romës, Tammy Abraham. 28-vjeçari ka 44 paraqitje për Italinë, duke shënuar 12 herë dhe duke u paraqitur në triumfin e “azurëve” në Euro 2020.

Back to top button