​Berisha: Komuniteti egjiptian pret që t’i besohet një ministri

Komuniteti do të diskutojë me Kurtin para seancës

Deputeti Veton Berisha, ka deklaruar se sot para fillimit të seancës për votimin e qeverisë, pritet të dakordohen me mandatarin Albin Kurti për ministrin nga komunitetet.

Ai tha se komuniteti egjiptian ka kapacitete dhe pret që t’i besohet një ministri. Pavarësisht kësaj, ai tha se do ta votojë qeverinë.

Vetëm sa erdhëm në Kuvend dhe sot po pritet me u dakorduar me z.Kurti, ta shohim a po pajtohen me kërkesat tona dhe me ofertën tonë. Është programi i qeverisë për zhvillimin e komunitetit, komunitetit egjiptian në këtë rast. Ne prej fillimit kemi thënë që jemi të interesuar të marrim përgjegjësi në qeveri që me marrë për herë të parë me pas komuniteti egjiptian një ministri, kemi kapacitete, kemi mundësi dhe po e shqyrtojmë këtë mundësi. Po shpresojmë që ministria e 13 që veçse ka dal në opinion me na u besua neve, për shkak që është e mundshme me kushtetutë dhe vetëm duhet vullnet politik“, tha ai.

Berisha tha se në parim janë për të votuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, pasi shtoi se nuk janë për të penguar.

Sa i përket asaj se a ka dakordim brenda grupit parlamentar 6+, Berisha tha se edhe brenda grupit ka përçarje, pasi të gjithë duan të marrin ministrinë që u takon komuniteteve.

Ka qenë një mos dakordancë prej fillimit mes neve dhe kjo na ka kushtuar dhe mendoj që ne herëve të tjera duhet të jemi bashkë dhe me vepruar bashkë. Ka dal një ministri për këto pakica dhe lufta për të ka qenë e madhe dhe duke tentuar secila pakicë ta marrë atë ka ndikua që ne me u përça“, tha ai.

Back to top button