​Biden: Gjëja e fundit që Putini dëshiron është një Luftë e Ftohtë

 
 
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha se nuk mendon se homologu i tij rus po kërkon një Luftë të re të Ftohtë.
“Unë i tregova atij se ne kemi aftësi të konsiderueshme kibernetike dhe ai e di këtë. Nëse, në fakt, ata shkelin këto norma themelore, ne do të përgjigjemi. Unë mendoj se gjëja e fundit që ai dëshiron tani është një Luftë të Ftohtë,” tha Biden në një konferencë për media pas takimit me Vladimir Putin në Gjenevë.
“Unë nuk mendoj se ai po kërkon një Luftë të Ftohtë me Shtetet e Bashkuara. Por nuk është në interesin e askujt që ne të jemi në një situatë ku është një Luftë e Re e Ftohtë,” shtoi presidenti amerikan.
Biden tha se Putin është ende i shqetësuar se SHBA po kërkojnë ta “rrëzojnë atë”.
“Ai ende i ka ato shqetësime, por nuk mendoj se ato janë forca lëvizëse për llojin e marrëdhënies që ai po kërkon me Shtetet e Bashkuara,” tha Biden, transmeton CNN.

Back to top button