Kaloni te përmbajtja kryesore

​Blinken: Nuk është në interesin e SHBA-së të qëndrojë në Afganistan

Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaroi sot se stafi i ambasadës në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, po largohet nga objekti dhe se ata po shkojnë drejt aeroportit.
Blinken tha për CNN se nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara të qëndrojnë në Afganistan.
Ai deklaroi se Uashingtoni investoi miliarda dollarë në forcat e qeverisë afgane gjatë katër administratave amerikane, duke u dhënë atyre përparësi ndaj talibanëve, por ata nuk arritën të ndalonin përparimin e tyre.
“Fakti është se ne pamë që ato forca nuk ishin në gjendje të mbronin vendin,” tha Blinken, duke shtuar se kjo ndodhi më shpejt nga sa priste Uashingtoni.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button