​397 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4,935 testime nga të cilat kanë rezultuar 397 raste të reja me Covid-19 dhe një humbje jete.
Rastet pozitive rezultojnë në këto bashki: 146 raste në Tiranë, 28 raste në Durrës, Vlorë, 24 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Fier, 15 raste në Elbasan, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Malësinë e Madhe, Berat, 11 raste në Lushnje, 10 raste në Lezhë, 9 raste në Vaun e Dejës, 6 raste  në Gjirokastër, 5 raste në Has, Rrogozhinë, 4 raste në Kurbin, Krujë, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Mallakastër, Korçë, Kuçovë, Konispol, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Vorë, Selenicë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Gramsh, Prrenjas.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 39 pacientë, ndërsa vijojnë të jenë aktivë 2,810 pacientë në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë. Numri total i të shëruarve ka shkuar në 130,673 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinimet për të gjitha moshat mbi 18 vjeç./oranews

Back to top button