​Championsi, këto janë rezultatet e pjesës së parë

Kanë përfunduar pjesët e para të gjashtë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që kanë startuar nga ora 21:00.
Liverpooli ka shkuar në pushim me një gol epërsi (1-0) ndaj Ajaxit me golin e realizuar nga Mohamed Salah në minutën e 42’ të ndeshjes.
Me një fitore eventuale, skuadra e Jurgen Klopp do ta siguronte kualifikimin tutje për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Barcelona, që tashmë është eliminuar nga kjo garë, është duke u mposhtur në “Camp Nou” me rezultat 2-0. Golat për bavarezët u shënuan nga Sadio Mane dhe Choupo-Mouting.
Rezultatet në ndeshjet tjera janë këto:
Atletico Madrid-Bayer Leverkusen 1-2
Frankfurt-Marselle 2-1
Napoli-Rangers 2-0
Tottenham-Sporting 0-1.

Back to top button