​City, finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

 

Skuadra angleze ka arritur të eliminojë skuadrën e PSG me rezultat të përgjithshëm 4:1.

Manchester City është finalisti i parë i finales së madhe të Ligës së Kampionëve në Stamboll, pasi ka eliminuar në gjysmëfinale skuadrën e Paris Saint-Germain me rezultat të përgjithshëm 4:1.

Fillimisht, në ndeshjen e parë skuadra e Pep Guardiolas e mposhti PSG si mysafir me rezultat 2:1, ndërsa në ndeshjen e kthimit sot në “Etihad”, triumfoi 2:0, me golat e sulmuesit Riyad Mahrez.

Në finale, Manchester City do të përballet me fituesin e takimit mes Chelseat dhe Real Madridit, ndeshje kjo që zhvillohet nesër në “Stamford Bridge” në Londër.

Back to top button