11 mijë e 700 doza tjera të vaksinës arritën në Shqipëri

 

11 mijë e 700 doza të tjera të vaksinës antiCovid arritën sonte në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili bëri të ditur se dozat e arritura të vaksinës janë pjesë e kontratës me Pfizer dhe nga mbështetja e BE-së.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian“, shkroi Rama në facebook.

Ndryshe, vaksinimi kundër Covid-19 në Shqipëri ka nisur më 11 janar./21Media

Back to top button