​Dëmtoi pronën publike dhe e shfaqi videon në ‘’Tik Tok’’, arrestohet nga Policia

Policia në Ferizaj mbrëmë ka pranuar informacione se një qytetar, i ka postuar në rrjetin social ‘’Tik Tok’’ dy video incizime, duke provokuar me një mjet të mprehtë (thikë) dhe ka dëmtuar pronën publike, një shenjë vertikale të komunikacionit.
Policia shumë shpejtë e ka identifikuar personin dhe vendndodhjen e tij, ku të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj .
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal, dëmtim i pronës publike dhe ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore
“Personi me inicialet F.V ( M/K), i moshës 21 vjeçar, ka shpërndarë në rrjetet sociale dy video incizime, njërin përpara Gjykatës Themelore dhe tjetrin në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt. Pasi është intervistuar nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal, dëmtim i pronës publike dhe ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Back to top button