Ekipi Olimpik pritet me ceremoni shtetërore nesër

Nesër, më 2 gusht në ora 19:50 ekipi olimpik i xhudos do të zbarkojë në Aeroportin e Prishtinës ”Adem Jashari”.
Ekipi që i solli vendit dy medalje të arta olimpike do të pritet me ceremoni shtetërore.
MKRS ka dërguar agjendën e pritjes e cila është ndarë në dy pjesë: Pritja ceremoniale shtetërore në Aeroportin ”Adem Jashari” në orën 19:50, me ç’ rast mbahet konferencë për media dhe Ardhja e Kampionëve Olimpikë në sheshin ”Nëna Terezë” në orën 21:00.
Agjenda:
Pritja ceremoniale në Aeroport
Itenerari i fluturimit
Aterimi në Aeroportin “Adem Jashari: – 02.08.2021 – 19:50, dalja në terminalin VIP
Konferencë për media: Trajneri, Driton Kuka; Trajneri, Agron Kuka; Distria Kranisniqi; Nora Gjakova; Akil Gjakova;  Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani;  Ardhja e Ekipit të Xhudos në sheshin ”Nëna Terezë”; Arritja e ekipit të xhudos në sheshin “Nënë Tereza” pritet të jetë rreth orës 21:00.
Qytetarëve do t’u drejtohen:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti; Trajneri Driton Kuka; Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Back to top button