​Disa nxënës në Vushtrri rezultojnë pozitiv Covid-19

 

Disa nxënës të shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka kërkuar kujdes të shtuar nga të gjithë. Zemaj tutje, ka njoftuar se nxënësit e kësaj shkolle mësimit do t’i rikthehen online.

Zemaj gjithashtu ka kërkuar nga IKSHPK-ja që të testojë dhe ritestojë çdo nxënës apo mësimdhënës që ka simptoma.

“Duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e gjithe arsimtarëve dhe nxënësve të klasës së pestë të shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri, ku më pas disa kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga nga skenari “A” të kaloj në skenarin “C”, mësim online”, ka shkruar Zemaj në Facebook./21Media 

Back to top button