​Dybala-Inter, ja çfarë po mungon për shpalljen e zyrtarizimit

Nuk ka dyshim se Paulo Dybala do të bëhet një lojtar i ri i Interit dhe sipas raportimeve të shumta në Itali, dy palët do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare deri në fund të javës.
Argjentinasi është i disponueshëm si lojtar i lirë pasi Juventusi refuzoi të zgjasë kontratën e tij në muajin mars. Ai ka qenë në bisedime me Interin për një kohë të gjatë dhe agjenti i tij Jorge Antun tashmë është gati të finalizojë një marrëveshje me “Nerazzurrët”.
“La Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport” raportojnë se Antun do të vazhdojë negociatat me drejtorin e përgjithshëm të Interit Beppe Marottan sot. Dybala ka zgjedhur Interin dhe do të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 6 milionë euro plus 1 milionë euro në formë të bonuseve. Të dyja palët ende nuk kanë rënë dakord për disa detaje financiare, por pritet të shtrëngojnë duart deri në fundjavë.
“Nerazzurrët” do të njoftojnë nënshkrimin e Dybala-s pas kthimi të tij nga SHBA, ku ai është me pushime me partneren e tij Oriana Sabatini dhe ku u takua me Paul Pogban fundjavën e kaluar. Ata janë miq të ngushtë, por nuk do të luajnë më bashkë pasi francezi është i destinuar të kthehet në “Allianz Stadium” në një transferim të lirë nga Manchester United.

Back to top button