Gërvalla: Austria shumë e rëndësishme në procein e integrimit në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se Austria meriton të veçohet si akter shumë i rëndësishm në procesin e e rajonit në Bashkimin Evropian.
Ajo tha se gjatë takimit me homologun e saj austriak, Alexander Schallenberg e falënderoi atë për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës.
“Austria dhe Kosova ndajnë qëndrimin që koha e të duhur rreth integrimit ne BE duhet të zëvendësuar me veprime konkrete drejt anëtarësimin në Bashkimin Evropain”, tha Gërvlla në konferencë për media.
Ajo tregoi se me Schallenberg folën edhe për dialgun.
“Nënvizova gatishmërinë dhe seriozitetin tonë në këtë proces, i cili do të mund të përfundonte shumë shpejt nëse Serbia do të hiqte dorë nga pozicioni i saj për bllokimin e procesi.” tha Gërvalla.
Ministrja Gërvalla po ashtu bëri të ditur se me ministrin e jashtëm austriak biseduan edhe për thellimin e marrëdhënieve në arsim, shkencë kulturë e të tjera. /21Media

Back to top button