​E pësoi humbjen e parë këtë sezon, reagon Simone Inzaghi

 
Interi e ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon në Serie-A pasi është mposhtur nga Lazio të shtunën me rezultat 3-1.
“Nerazzurrët” kishin kaluar në avantazh përmes penalltisë së Ivan Perisic, por Ciro Immobile e konvertoi në gol një penallti të bërë nga Bastoni dhe pastaj Anderson dhe Savic përmbysën rezultatin në “Olimpico”.
Trajneri Simome Inzaghi pranoi pas ndeshjes se skuadra e tij e humbi ekuilibrin dhe bëri shumë gabime.
“Nga shfaqjet tona të fundit, kjo ishte më e mira. Një skuadër si e jona kur është 1-0 nuk duhet bërë kaq shumë gabime”, tha Inzaghi për “DAZN”.
“Ne morëm atë gol nga penalltia dhe pastaj e humbëm kokën. Kjo nuk duhet të ndodhë. Goli i tretë ishte më i keqi, pasi ne nuk po mbroheshim siç duhet dhe u fikëm. Ne e humbëm fokusin tonë dhe kishte akoma kohë për të kompensuar golin e dytë”, theksoi trajneri italian.

Back to top button