​Egjipti vazhdon tutje në Kupën e Afrikës, e eliminon Bregun e Fildishtë

Egjipti ka siguruar një vend në 1/8-tën e finales së Kupës së Afrikës pas triumfit ndaj Bregut të Fildishtë
Një ndeshje shumë e luftuar u zhvillua ndërmjet Bregut të Fildishtë dhe Egjiptit pasi që të dy skuadrat e kërkuan me ngulm vazhdimin tutje në Kupën e Afrikës.
Përkundër angazhimit të madh nga të dy skuadrat, asnjë gol nuk u realizua brenda 90 minutave të rregullta të ndeshjes.
Gola nuk pati as në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, andaj ishin penalltitë ato që vendosën fituesin e këtij ballafaqimi.
Më të saktë në gjuajtjen e penalltive u treguan lojtarët e Egjiptit që fituan me rezultat 5-4. Penalltinë për Bregun e Fildishtë e humbi Bailly.

Back to top button