Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Prishtinë, sekuestrohet armë zjarri

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin e tentim vrasjes që ka ndodhur në “Holger Petersen” në Prishtinë.

Nga policia shtohet edhe se, lidhur me rastin është sekuestruar edhe një armë zjarri.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘tentim vrasje’, si dhe është sekuestruar një armë zjarri. Rasti ka ndodhur me datën 16.06.2026, në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Personi i dyshuar, me vendimin e prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit janë duke vazhduar me veprime hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button