​Elhami Shabani lufton për medalje në evropianin e karatesë

Karateisti nga Kosova, Elhami Shabani, është duke e përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian të karatesë.
Shabani deri më tani në këtë kampionat ka fituar katër luftëra. Me katër fitore, karateisti Elhami Shabani ka hyrë në zonën e medaljeve në Kampionatin Evropian “Gaziantep 2022”. Ai lufton për medaljen e bronztë të shtunën.
Ndryshe, sukseset e sportistëve kosovarë nëpër botë janë gjithnjë e më të mëdha. Së fundit, Donjeta Sadiku mori medaljen e artë në kampionatin botëror të boksit për femra që u mbajt në Turqi.

Back to top button