Rusia planifikon ligjin për të sekuestruar asetet e firmave perëndimore që përpiqen të largohen

Rusia po avancon një ligj të ri që do t’i lejojë asaj të marrë kontrollin e bizneseve lokale të kompanive perëndimore që vendosin të largohen nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Ligji, i cili mund të hyjë në fuqi brenda javësh, do t’i japë Rusisë kompetenca për të ndërhyrë aty ku ka një kërcënim për vendet e punës ose industrinë vendase, duke e bërë më të vështirë për kompanitë perëndimore heqjen e shpejtë të biznesit të tyre, nëse nuk janë të përgatitur për të marrë një goditje të madhe financiare, shkruan BBC.
Qindra marka ndërkombëtare, duke përfshirë Starbucks, Coca Cola, Levi’s dhe Apple, janë larguar nga Rusia ose kanë pezulluar shitjet atje që kur vendi pushtoi Ukrainën në shkurt./21Media

Back to top button