​Familjarët dalin t’i presin bashkatdhetarët e aksidentuar në Kroaci

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kanë arritur familjarët e bashkatdhetarëve të cilët gjendeshin në autobusin e aksidentuar në Kroaci.
Poashtu në Aeroport kanë mbërritur dhe tri ambulanca. Sonte pritet që të sillen në Kosovë disa nga udhëtarët që gjendeshin në autobusin e kompanisë “Deva Tours”.
Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e së dielës, ku 10 persona mbetën të vdekur dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.

Back to top button