Osmani në Zvicër prezantoi potencialin ekonomik të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, ka prezantuar potencialin ekonomik të Kosovës përpara rreth 1 mijë e 500 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, akademikëve, politikanëve e përfaqësuesve të mediave zvicerane në Forumin Ekonomik të Zvicrës.
“Në mesin e arsyeve të shumta për të investuar në Kosovë, përmenda një fuqi punëtore të përgatitur, potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë dhe sukseset e tyre, legjislacionin e bashkërenduar me atë të BE-së, mbrojtjen që i ofrohet investitorëve të huaj dhe shumë arsye të tjera që e bëjnë Kosovën vendin ideal për të investuar. Interesimi i bizneseve e investitorëve për Kosovën u vërejt shumë qartë. Ne na mbetet të punojmë fort e të sigurohemi që interesimi i tyre të shndërrohet në investime të suksesshme në vendin tonë”, ka thënë Osmani.
Ndryshe, presidentja dje ka udhëtuar për në shtetin helvetas, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës. Në kuadër të kësaj vizite, ajo do të takohet edhe me përfaqësues shtetëror të Konfederatës zvicerane. /21Media
Back to top button