​Fundi i gushtit me temperatura deri në 35 gradë Celsius

 

Ditët e ardhshme vendin tonë parashihet të karakterizohen nga temperatura të larta.

Një valë e të nxehtit nga Afrika Veriore do të sjellë këto ditë të fund-gushtit temperatura maksimale deri në 33-35 gradë Celsius.

Nga data 1 shtator, kur fillon stina e vjeshtës meteorologjike, do të ketë një ndryshim të situatës sinoptike. Me depërtimin e fushave të presionit të ulët nga Atlantiku pritet rënie e theksuar e temperaturave dhe mundësi për reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të lëvizin nga 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 29 deri në 35 gradë Celsius.

“Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-7m/s, e në fundjavë e lehtë nga juglindja 2-4m/s. Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e javën e ardhshme me tendencë të vazhdueshme të rënies”, njoftoi Prishtina Weather.

Back to top button