​Gastronomët kërkojnë zgjatjen e orarit të punës

 

 

Shoqata e Gastronomëve i ka bërë sot thirrje institucioneve të Kosovës që të aprovojnë kërkesat e saj lidhur me zgjatjen e orarit të qarkullimit të personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre deri në orën 24:00 në mesnatë.

Gastronomët përmes një postimi në Facebook paralajmërojnë se në rast të injorimit të kërkesave të tyre, atëherë ata nesër do të ndërmarrin hapa të tjerë për aktivitetet e radhës.

“SHGK ka kërkuar në secilin takim zyrtar dhe jozyrtar që ka realizuar, që me prioritet të lartë të merren kërkesat e saj, mirëpo deri më tani asnjë nga to nuk është trajtuar siç duhet. Andaj, lidhur me shqetësimet që ka sektori i gastronomisë sa i përket gjendjes aktuale në të gjithë vendin, SHGK gjithmonë do ti dëgjojë ato dhe do ti dalë në mbrojtje, sa herë që e kërkon nevoja apo urgjenca në rastin konkret. Në kuptim të aktiviteteve të ardhshme për të cilat do të vendoset që të aplikohen, bëhet e ditur nesër pas Mbledhjes së Jashtëzakonshme të thirrur nga Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës Petrit Kllokoqi, në Kuvendin e Anëtarëve të Shoqatës, duke ju siguruar se ato gjithmonë do të jenë demokratike dhe në frekuencë të njëjtë me veprimet apo mosveprimet e pushtetit”.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës iu bën thirrje urgjente institucioneve publike të Republikës së Kosovës që të…

Posted by Shoqata e Gastronomeve të Kosovës on Monday, 14 September 2020

Back to top button