Zemaj: Po vazhdon puna në hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore

 

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka bërë të ditur se Grupi punes po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore.

Zemaj ka thënë se pret dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit.

“Së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, diskutuam për plotësimin e parakushteve, pa vonesa, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë. Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit. Jam i vendosur që sa më parë të krijohet mundësia për qytetarët të jenë të siguruar dhe përmes kësaj t’u ofrohen shërbimet e sigurimit shëndetësor”, ka thënë Zemaj.

Së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, diskutuam për plotësimin e…

Posted by Armend Zemaj on Monday, 14 September 2020

Back to top button