​Gërvalla informohet për procesin e votimit të diasporës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot ka vizituar Agjencinë për Regjistrimit Civil.
Ajo në këtë institucion pa nga afër fluksin e kërkesave gjatë kësaj kohe nga bashkatdhetarët që vijnë nga diaspora, si dhe shërbimet që u ofrohen atyre.
Gërvalla e shoqëruar edhe nga zëvendësministrja, Liza Gashi u prit nga Blerim Camaj ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për Regjistrim Civil.
Ministrja ka vizituar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me ç’rast u informuan më shume rreth procesit të votimit për diasporën.
Gërvalla gjatë ditës së sotme do të vizitojë edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të informohet për shërbimet dhe fluksin e fluturimeve nga diaspora, gjatë sezonit të pushimeve./KP

Back to top button