​Gërvalla takoi Escobarin: Dialogu të ketë synim njohjen reciproke Kosovë-Serbi

 
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi sot takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Eskobar, në margjina të takimit të Komisionit të Partneritetit në nivel ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5), që po zhvillohet në Zagreb.
Në komunikatë bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla e ka informuar Eskobarin me zhvillimet aktuale në Kosovë, duke u ndalur në progresin e shënuar në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë.
Gjithashtu kanë biseduar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për çka Gërvalla ka theksuar se “dialogu mund të zhvillohet vetëm mbi bazë të parimeve dhe vlerave të përqafuara nga ShBA-të dhe BE-ja dhe me synim njohjen e ndërsjellë mes shteteve fqinje”.
Duke folur për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, Gërvalla e ka falënderuar Eskobarin për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në këtë rrafsh si dhe në të gjitha dimensionet e shtetndërtimit./21Media

Back to top button